“Dështim spektakolar i KQZ”, Rama: Pajisjet u transportuan si arka bosh, skandaloze

Shqipëria

“Dështim spektakolar i KQZ”, Rama: Pajisjet u transportuan si arka bosh, skandaloze

Më: 15 maj 2023 Në ora: 22:25
Edi Rama

Ndërsa u pyet për standardet e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama foli për një gjë të sigurtë, dështim spektakolar i KQZ.

“Nuk kam lexuar asnjë raport lidhur me standardet, zgjedhjet nuk kanë patur asgjë të vecantë në asnjë aspekt përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar nisjen në kohë të votimit.

Ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet e identifikimit kanë garantuar transparencë të madhe, dhe mosfunksionimi i tyre, është i pafalshëm.

Ishin skandaloze kur pamë skenat e tmerrshme që hidheshin si arka bosh. Miliona euro nga taksat e shqiptarëve për proces transparent.” u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat