A do ta shkarkojë Fredi Belerin? Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

A do ta shkarkojë Fredi Belerin? Ja si përgjigjet Rama

Më: 15 maj 2023 Në ora: 22:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjjigjur interesit të ABC News nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin pasi fitoi bashkinë e Himarës. I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi nëse do ta lërë drejtësinë të flasë apo do të veprojë sikurse me kryebashkiakët socialistë kur janë përballur me akuza, Rama tha:

“Rasti i Himarës është i qartë. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të lirë, më të drejtë dhe transparente. Njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë. Për të parën kemi pjesën tonë të përgjegjësinë dhe besoj se e kemi ushtruar me përgjegjshmëri, maturi dhe durim maksimal.

Në Himarë nuk kemi çuar asnjë person nga qendra. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës nuk ka qëndruar aty për të bërë manekinin e liderit lokal që shpërndau gjithandej toksinat e një situate imagjinare presionesh me mjete dhe xhama të zinj.

S’ka pasur asnjë përplasje, debat dhe kjo besoj është pamja e qartë e përgjegjshmërisë tonë nga drejtësia.” , tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat