Arrestimi i Belerit, Mitsotakis kërkon lirimin: Morën përgjigje me fitoren e tij

Shqipëria

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis kërkon lirimin: Morën përgjigje me fitoren e tij

Më: 15 maj 2023 Në ora: 23:00
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar sërish fitoren e Fredi Belerit,  kandidatit opozitar për Himarën, i cili u arrestua pak ditë para zgjedhjeve për shitblerje votash. Mitsotakis thotë se votat që i dhanë himarjotët ishin një përgjigje duke kërkuar sërish lirimin e tij nga burgu.

“Duhet të dërgojmë qëndrueshmëri edhe kundrejt çështjes në Shqipëri, ku disa njerëz morën përgjigjen me fitoren e mërgimtarit tonë, Fredi Beleri, në zgjedhjet bashkiake në Himarë.

Shkova në Himarë, kryeministri i parë grek, dhe u angazhova për pakicën kombëtare greke që atdheu të jetë gjithmonë pranë tyre. Dhe tani i mbetet Shqipërisë që me lirimin e tij të kthehet në rrugën e shtetit të së drejtës.“, tha Mitsotakis.

Sakaq, pak më parë kryeministri Edi Rama iu përgjigj Greqisë për deklaratat e ashpra që ka bërë në lidhje me arrestimin e Belerit duke thënë se askush nuk mund ta kontestojë drejtësinë shqiptare. Rama shtoi se do të flasë për këtë çështje pas zgjedhjeve të së dielës që do të mbahen në Greqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat