Socialistët marrin edhe Bashkinë Kurbin, nis festa me fishekzjarre

Shqipëria

Socialistët marrin edhe Bashkinë Kurbin, nis festa me fishekzjarre

Më: 16 maj 2023 Në ora: 00:53
Festa në Kurbin

Sapo mbaroi numërimi i të gjitha kutive të votimit në favor të Majlinda Carës dhe në Kurbin ka nisur festa.

Me fishekzjarrë e brohorima, qindra qytetarë socialistë kanë nisur të festojnë para bashkisë së Kurbinit, të cilën në katër vitet e ardhshme do e drejtojë Majlinda Cara.

Ajo fitoi me 500 vota para kundrejt rivalit Behar Haxhiu nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë”.

Kujtojmë, se Partia Sociale ka fituar shumicën e bashkive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat