Vijojnë reshjet e shiut në formën e shtrëngatave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Vijojnë reshjet e shiut në formën e shtrëngatave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Nga dita e martë deri ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Java mbyllet me ditën e Premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët.

Por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat