Vodhi sende me vlerë në banesën e motrës, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Vodhi sende me vlerë në banesën e motrës, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një 39-vjecar është arrestuar mesditën e sotme në Vlorë pasi akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë në banesën e motrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në orët e para të datës 15.05.2023, në oborrin e banesës së shtetasit A. M. është përfshirë nga flakët një automjet “Benz”, në pronësi të këtij shtetasi. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat