Ambasadorja Kim: SPAK po jep rezultate, askush mbi ligjin! Është koha t’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Shqipëria

Ambasadorja Kim: SPAK po jep rezultate, askush mbi ligjin! Është koha t’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadorja Amerikane në Tiranë ka ndarë një foto me prokurorët e SPAK-ut nga Ryerson, të cilën e shoqëron me një mesazh të fortë për Prokurorinë Speciale.

Diplomatja amerikane thekson se SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush, sado i pasur apo i fuqishëm, nuk është mbi ligjin dhe se duhet t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë.

“Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve.

Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë – siç besojnë edhe shqiptarët – që Shqipëria e ka vendin në BE.” -shprehet Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat