Po ndërtonte një objekt dykatësh pa leje në Ksamil, arrestohet 49-vjeçari nga Berati

Shqipëria

Po ndërtonte një objekt dykatësh pa leje në Ksamil, arrestohet 49-vjeçari nga Berati

Më: 17 maj 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, sepse do të ndëshkohen sipas ligjit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të krimeve mjedisore apo të çdolloj krimi tjetër, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat