Spahiu zbulon arsyen pse shqiptarët i bojkotuan zgjedhjet

Shqipëria

Spahiu zbulon arsyen pse shqiptarët i bojkotuan zgjedhjet

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:04
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore, ku PS mori 53 bashki nga 61 që ka vendi. Gjatë një prononcimi për mediat, Spahiu theksoi se arsyeja se përse qytetarët nuk morën pjesë në zgjedhje dhe pati pjesëmarrje të ulët ishte sepse e kishin parashikuar rezultatin para votimeve.

Ai deklaroi se nuk ka pasur garë dhe një kandidat që të ngjallte shpresë, ndaj edhe qytetarët i bojkotuan zgjedhjet.

“Kam një qasje, të cilën e pata sonduar përpara zgjedhjeve dhe mendoj se dhe rezultati i specifikuar në çdo qytet provon këtë që do të them unë. Një pjesë e popullit është i prirur të mos marrë pjesë në votime, në ato ndeshje ku dihet rezultati dhe ajo pjesë që është interesuar që të marrë pjesë janë dy shtresa.

E para, ata që janë strukturë partiake, pra strukturat nuk mungojnë. Dhe ajo pjesa tjetër, e cila bëhet e interesuar në një garë ku mendohet se vota e tyre do të sjellë ndryshim. Pra, vota e tij mund të ndikojë qoftë 1 deri në 10 vota, vota e familjes mund të sjellë ndryshim. Dhe po ta shikosh, në qytete në të cilat ka pasur garë, le të themi Kavaja, mori pjesë gjithë qyteti, pati një garë të fuqishme, pati një fushatë të jashtëzakonshme, madje tubimet e Kavajës kanë qenë dhe më të mëdhaja kur s’ka marrë pjesë Berisha”, deklaroi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat