Mul Noka kërcënon mazhorancën: Nuk ka rrugë tjetër, bëhuni gati për përgjigjen!

Shqipëria

Mul Noka kërcënon mazhorancën: Nuk ka rrugë tjetër, bëhuni gati për përgjigjen!

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:15
Flamur Noka

Sot deputetët u rikthyen në parlament pas zgjedhjeve lokale. Fjalën i pari e mori Flamur Noka që akuzoi se socialistët vodhën zgjedhjet për bashkitë. Por teksa deputeti demokrat fliste, salla ishte thuajse bosh. Kryeministri Rama, ministrat dhe pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë nuk ishin në parlament.

“Sot është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë kryeulur kur analizon dhe shikon që para dy ditësh u mbyll një proces më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Duhet të ketë një demokraci të konsoliduar, por të dielën kishte një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua se vija ndarëse mes partisë-pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri, u blenë të gjitha me para droge. Të gjitha ishin të PS për të blerë, vjedhur, dhunuar dhe terrorizuar procesin, vetëm e vetëm me 1 kusht. Që Rilindja të merrte pushtetin, banda e quajtur qeveri shkoi në zgjedhje me një moto; të gjithë pushtetin sovjetëve.

Pse ndodhi? Kjo tregon mentalitetin, nuk ishte i manipuluar që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lemë pa bukë. Po e çoni vendin në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve se jeni kavje, nuk ka vend në bote që po përdor këtë instrument. 

Elbasani e tregoi këtë. Po në Blesh? Po në Rrogozhinë? Vetëm që i gjithë pushteti të jetë i juaji. Bëhuni gati, do u përgjigjemi sikur jeni, një bandë kriminale. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat