Vrasja e adoleshentit në Gramsh, Prokurori i kërkon Gjykatës burg për 4 të arrestuarit

Shqipëria

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, Prokurori i kërkon Gjykatës burg për 4 të arrestuarit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:11
Foto nga vendngjarja

Prokuroria e Elbasanit depozitoi sot në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie arrest në burg për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Kujtojmë se pak ditë më parë u vra me thikë në ambientet pranë shkollës së tij,  15-vjeçari Fatjon Bici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat