Atentati në Kurbin, zbardhen detaje të reja për të shtënat me armë drejt ish-deputetit socialist

Shqipëria

Atentati në Kurbin, zbardhen detaje të reja për të shtënat me armë drejt ish-deputetit socialist

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:33
Fatbardh Ismaili

Gjendet automjeti tip Mercedes Benz që përdori Fatbardh Ismaili gjatë sulmit me armë zjarri ndaj ish-deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga.

Makina u gjet e braktisur disa kilometra larg vendngjarjes, në zonën e Fushë Kuqes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se 29-vjeçari, Ismaili në momentin e krimit të jetë ndihmuar dhe nga një person tjetër. Nga ekspertiza e kryer në vendngjarje, 5 herë ka rezultuar se ka qëlluar autori në drejtim të ish-deputeti, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Plumbat e lëshuara në drejtim të makinës së Prengës, fatmirësisht nuk e kanë kapur atë. Shkak i këtij sulmi dyshohet të jetë bërë një konflikt i regjistruar disa ditë më parë, gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 në Kurbin ku u përplasen vëzhguesit mes te cilëve ishte dhe babai i autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat