A duhet të rikthehet Basha? Frrok Çupi parashikon fatin e PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Shqipëria

A duhet të rikthehet Basha? Frrok Çupi parashikon fatin e PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:48
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “News Line “ e cilësoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së si një akt pozitiv. Analisti tha se PD-së i duhet një ‘lavazh’ i tërë duke shtuar se lidershipi i vjetër të zëvendësohet me një brez më të ri.

“Dorëheqja është një akt pozitiv që duhet kryer. Madje edhe PD ka nevojë për një lavazh të madh gjë që vjen përmes dorëheqjeve, lëvizjeve dhe kthimit tek vlerat. Por që të jetë një dorëheqje, duhet të shkojë deri në fund sepse dorëheqja e njërit apo tjetrit nuk është se zgjidh një problem të madh.

Problemi nuk është i rastësishëm. Problemi në PD është 30 vjeçar dhe është shumë i thellë. Kështu që pas kësaj dorëheqjeje, PD nëse do të gjejë një forcë, duhet të mund të bëjë lavazhin e të tërës në mënyrë që të kemi një brez të ri në PD që t’i ketë harruar këta.”, u shpreh analisti.

I pyetur për një emër të mundshëm në krye të PD-së pas dorëheqjes së Alibeajt, analisti tha se demokratët duhet të pranojnë rikthimin e Lulzim Bashës.

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vuçiç bën zotimin e madh dhe del me kërkesën urgjente ndaj qytetarëve për kryetarët e komunave

KRIIK për zgjedhjet: Politikanët të marrin përgjegjësi për atë që u ofruan qytetarëve, të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve

“PD duhet të pranojë kthimin e Lulzim Bashës në krye të saj deri në një moment të dytë kur të jenë pjekur situatat për të mbledhur institucionin. Basha është ligjërisht në krye të PD por një pjesë e mirë e deputetëve dhe disa nga liderët kryesorë që të mund ta thërrasin, ta grishin, në kuptimin që të mund të krijojë situatë për një ide pro perëndimore në PD dhe për një dobi.

PD ka rastin që të bëhet e dobishme. Nëse do të ekzistojë ai grupin si parti legale, rruga më e drejtë me tërë defektet, mes njerëzve të gabuar, është Basha. Është njëri prej tyre por që ka një besim të konsoliduar prej Perëndimit,dhe ka kryer disa vepra poltiike që këta nuk i kanë kryer. Ka zgjedhje të humbura shumë por nëse do të bëjmë krahasime dhe të fillojmë të themi se ky njeri është më i mirë se tjetri, çështja nuk zgjidhet.”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat