Gazetarja zbardh detaje nga ngjarja makabër në Elbasan: Motra e viktimës ka parë të gjithë skenën

Shqipëria

Gazetarja zbardh detaje nga ngjarja makabër në Elbasan: Motra e viktimës ka parë të gjithë skenën

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Vrasja me sëpatë e Alma Qevanit nga kunati i saj, Tefik Tashi në fshatin Kusarth të Elbasanit pati si dëshmitare motrën e 44-vjeçares. Ngjarja e ndodhur gjatë mesditës të së mërkurës, sipas deklaratës së autorit të vrasjes, Tefik Tashit, ishte rezultat i faktit që kunata nuk i ishte përgjigjur në celular, nuk i kishte bërë drekën dhe së bashku me vjehrrën e ofendonte.

Policia ka deklaruar se Tashi ndodhej nën efektin e alkoolit, një fakt që është mohuar nga bashkëshortja e tij. Gazetarja   Glidona Daci përshkruan në “Rudina”  gjendjen psikologjike të motrës së viktimës.

Glidona Daci: Dukej që në pamje të parë, edhe pse foli, të  paktën aq sa ne mundëm duke i bërë disa  pyetje shumë të përgjithshme, pa insistuar shumë edhe për të mos e lënduar më tepër, e vetmja fjali që tha në fund të përmbylljes së gjithë asaj ishte që “unë kërkoj drejtësi”, por realisht dukej që ishte shumë e shokuar sepse ajo e ka parë të gjithë skenën.

Rudina Magjistari: Ka qenë dëshmitare!

Glidona Daci: Ka qenë dëshmitare, ajo na e shpjegoi me detaje edhe përballë kamerave, edhe jashtë saj pro zgjodhëm që mos t’i publikojmë të gjitha detajet se ishin vërtet tronditëse dhe ajo ka qenë dëshmitare dhe tha “ai e kishte marrë sëpatën, unë nuk kisha çfarë i bëja”. Kjo tregon shumë për gjendjen e saj të rënduar psikologjike që ajo ka.

Një femër e cila shikon që bashkëshorti po i godet të motrën dhe ështëë e pafuqishme për të vepruar dhe pa diskutim që institucionet, të paktën shërbimet sociale, psikologët, institucionet përgjegjëse, Edlira e di më mirë, duhet të reagojnë dhe atyre dy zonjave, por edhe babait duhet t’u ofrojnë qoftë trajtim me psikolog, por edhe përkrahje sociale sepse kushtet, ju e shikoni edhe shtëpinë, është e shkatërruar. Është e tmerrshme, ajo e ka parë të gjithë skenën përpara syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat