Avokati Spartak Ngjela tregon çfarë dënimi duhet të marrë Beleri, ky është paralajmërimi i tij për politikën greke

Shqipëria

Avokati Spartak Ngjela tregon çfarë dënimi duhet të marrë Beleri, ky është paralajmërimi i tij për politikën greke

Nga: N.E Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:03
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar që SPAK ta dënojë maksimalisht Belerin, pasi politika qesharake greke me anë të ambsadores greke në Tiranë i ka shkuar në burg atij.

Sipas Ngjelës, ambasadorja duhet të durojë që Beleri të mbarojë dënimin me burg që do ta marrë dhe pastaj ta punësojë në Ambasadën e Greqisë në Tiranë, pasi ai nuk mund të jetë më kryetar bashkie në Himarë.

“Fakti që politika qesharake greke me anë të ambasadores së Greqisë në Tiranë i shkon në burg Belerit, i cili është i arrestuar për shitblerje votash, SPAK duhet ta dënojë maksimalisht Belerin, këtë individ që është i kapur me shitblerje votash.

Ambasadorja le të durojë derisa Beleri të mbarojë dënimin me burg që do të marrë, e mandej le ta punësojë në Ambasadën e Greqisë në Tiranë. 

Se Beleri, pas dënimit të tij me burg, nuk mund të jetë më kryetar bashkie në Himarë, ngaqë nuk e lejon ligji i Shqipërisë”, ka shkruar Ngjela në Facebook.

Sipas Ngjelës, shqiptarët janë shumë më të fortë tani dhe kjo siç duke e tremb politikën e lartë greke.

Ai ka kërkuar që politika greke ta përmbajë veten, gjersa ka shtuar se çështja shqiptare është ende një çështje historikisht e pambyllur dhe se shqiptarët janë aleatë të ngushtë me SHBA-në.

Postimi i plotë:

Fakti që politika qesharake greke me anë të ambasadores së Greqisë në Tiranë i shkon në burg Belerit, i cili është i arrestuar për shitblerje votash, SPAK duhet ta dënojë maksimalisht Belerin, këtë individ që është i kapur me shitblerje votash.

Ambasadorja le të durojë derisa Beleri të mbarojë dënimin me burg që do të marrë, e mandej le ta punësojë në Ambasadën e Greqisë në Tiranë. Hahahahaha...

Se Beleri, pas dënimit të tij me burg, nuk mund të jetë më kryetar bashkie në Himarë, ngaqë nuk e lejon ligji i Shqipërisë.

Shqiptarët tani janë shumë të fortë. Kanë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik dhe po kuptohet se kanë hyrë në procesin e bashkimit kombëtar, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gadishullin Ilirik.

Kjo siç duket e tremb politikën e lartë greke. Por, është mirë ta përmbajë veten, se çështja shqiptare është ende një çështje historikisht e pambyllur, që do të vijojë si proces.

Edhe Çamëria, edhe genocidi antishqiptar në Çamëri dhe dëbimi me dhunë i popullsisë autoktone çame nga trojet e tyre, është ende një çështje e hapur historike.

Por, ndërkohë, shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat