Humbja e thellë, Ivi Kaso gjen ‘zgjidhjen’ e PD-së për të dalë nga disfata

Shqipëria

Humbja e thellë, Ivi Kaso gjen ‘zgjidhjen’ e PD-së për të dalë nga disfata

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:59
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso i ftuar në Eruonews Albania tha se pas humbjes së zgjedhjeve, strukturat e demokratëve do të bëjnë një analizë të hollësishme dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësinë që u takon.

Ai tha se pavarësisht mundësive reale për të fituar, ata u futën në zgjedhje pasi donin t’ju jepnin shpresë shqiptarëve.


“Ne nuk e kemi deklaruar asnjëherë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Ishte një garë e pabarabartë. Ne u futëm në kushte të paprecedentë, por nuk ju shmangëm garës. Me anë të një rezolute Partia Demokratike është ndarë një herë e mirë nga bojkotet.

Për t’u dhënë kurajo njerëzve dhe besim, pavarësisht mënyrës se si u futëm në zgjedhje. Me gjithë problematikat që pati, rezultati ishte ky që ishte dhe do jetë një objekt diskutimi në strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Ne do ndalemi e përgjegjësitë e të gjithëve e mbi të gjitha te pyetja “si të dalim nga kjo situatë”,-tha Ivi Kaso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat