“Zgjedhje të manipuluara”, Lefter Maliqi denoncon në SPAK funksionarët dhe komisonerët e KZAZ-së në Kuçovë

Shqipëria

“Zgjedhje të manipuluara”, Lefter Maliqi denoncon në SPAK funksionarët dhe komisonerët e KZAZ-së në Kuçovë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:42
Lefter Maliqi

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës ka kërkuar SPAK-ut nisjen e hetimit penal për funksionarët dhe komisionerët e KZAZ në Kuçovë.

Në denoncimin e Maliqit thuhet se gjatë procesit të votimit ka pasur probleme me kamerat e sigurisë në pjesën më te madhe të qendrave dhe kjo sipas tij tregon jo transparencë.

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ, Maliqi deklaroi se zgjedhjet ishin të manipuluara.

“Kemi të bëjmë me manipulim të votave në QV 3516 në shkollën 9-vjeçare Vodëz, Njësia Lumas, ku në kutinë e votimit për Këshill Bashkiak kapasur kundërshtim nga anëtarët e GNV Nr. 3 Xhafer Hxhillari dhe Qazime Dardha ne shënim se nuk u gjensdën fletat e mbyllës së kutisë as në kutinë e votimit dhe në as të materialeve, e cila nuk i kishte të saktësuara saktë Procedurat. Kutisë së votimit nuk i përputheshin vulat. Vulat ishin të shënuara ndryshe në procesverbalin e gjetur”, thuhet në kallëzim.

Maliqi arriti të siguronte 6222 vota në bashkinë e Kuçovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat