Rama nis turin e falenderimeve; takim me shkodranët që i besuan bashkinë Benet Becit dhe PS-së

Shqipëria

Rama nis turin e falenderimeve; takim me shkodranët që i besuan bashkinë Benet Becit dhe PS-së

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Rama nis turin falënderues.

Siç e premtoi, takimin e parë do ta mbajë në Shkodër, që për herë të parë pas 33 vitesh i besoi qeverisjen vendore partisë socialiste.

Ndalesën e parë para takimit falënderues e pati në “vendin e dëshmisë dhe kujtesës”.

Për ish-degën e brendshme në regjimin e egër komunist, tanimë e kthyer në muze, rama premtoi transformim.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i zgjedhur, Benet Beci, kreu i qeverisë kërkoi një rikonceptim të godinës që ruan gjurmë të persekutimit.

Pasdite, Rama do të mbajë një takim post-zgjedhor, për t’i shprehur mirënjohjen atyre që votuan ps-në. Në Shkodër, kreu i qeverisë shkon me premtimet për t’i dhënë qytetit ato projekte që, sipas tij, nuk gjetën rrugën e zbatimit për shkak të refuzimit nga ish-kryebashkiakët e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat