Balla takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit dhe Ambasadoren e BE: Kuvendi, rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Shqipëria

Balla takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit dhe Ambasadoren e BE: Kuvendi, rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 17:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit Gert Jan Koopman dhe Ambasadoren e BE-së në Shqipëri znj.Hohmann.

Ku ka theksuar se Kuvendi i Shqipërisë ka një rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mirëpritëm në Kuvendin e Shqipërisë Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit Gert Jan Koopman, Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann dhe delegacionin që e shoqëron.

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në këtë frymë kemi miratuar ndryshimet ligjore mbi përfshirjen e Kuvendit përgjatë procesit të negocijatave dhe përmbushjes së kritereve për aderim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat