“Defender 23”, Peleshi: Task Forca Jug është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë

Shqipëria

“Defender 23”, Peleshi: Task Forca Jug është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh sot Task Forca Jug është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi.”, shkroi Peleshi në Facebook.

Ai se prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë.

“Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh.”, shtoi ai.

Peleshi publikoi edhe disa fotografi.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat