Begaj ndalet për kafe në Tuz, para mbërritjes në Podgoricë në inaugurimin e Milatoviqit

Shqipëria

Begaj ndalet për kafe në Tuz, para mbërritjes në Podgoricë në inaugurimin e Milatoviqit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:14
Begaj është ndalur për kafe në qytetin shqiptar Tuz

Do të marrë pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta marrë pjesë sot në inaugurimin e homologut malazez Jakov Milatoviq.

Mirëpo, para mbërritjes në Podgoricë, Begaj është ndalur për kafe në qytetin shqiptar Tuz. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

“Një kafe mes vëllezërish në Tuz”, ka shkruar Begaj në Facebook, krahas disa fotografive.

Kujtojmë se në inaugurimin e Milatoviqit do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat