Ushtria dhe “bishat” amerikane zbarkojnë në Shqipëri, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Ushtria dhe “bishat” amerikane zbarkojnë në Shqipëri, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23”, do të zhvillohet në Tiranë, nga 22 maji deri në 3 qershor.

“Stërvitja #DEFENDER23 rikthehet në Shqipëri! Ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri dhe ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme.

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s.

Më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do marrin pjesë në #DEFENDER23. Bashkohuni me ne të hënën, më 22 maj në orën 10:00 në sheshin Nënë Tereza në Tiranë” shkruan ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat