Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës

Shqipëria

Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

58-vjeçari Tefik Tashi, i cili ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij ka dalë  sot para gjykatës.

Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar.

Gazetarja Edisona Skënderi referuar dëshmisë së 58-vjecarit, raporton se autori i dyshuar ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat