Begaj në betimin e Presidentit të ri të Malit të Zi: Komuniteti malazez në Shqipëri është urë e fortë miqësie

Shqipëria

Begaj në betimin e Presidentit të ri të Malit të Zi: Komuniteti malazez në Shqipëri është urë e fortë miqësie

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:37
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në përshëndetjen e tij, Begaj nënvizoi marrëdhëniet e shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, duke iu referuar shëmbullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidenti Milatoviç.

“Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm”, u shpreh Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtëij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.

“Prania e në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë”, nënvizoi ai.

Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat