“Politika nuk është lojë playstation-i”, deputetët kundër kthimit të Bashës, nuk komentojnë Tabaku dhe Bardhi

Shqipëria

“Politika nuk është lojë playstation-i”, deputetët kundër kthimit të Bashës, nuk komentojnë Tabaku dhe Bardhi

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:41
Lulzim Basha

Rikthimi i Lulzim Bashës në politikën aktive nuk ka entuziazmuar askënd.

Të pyetur nga gazetarët në nisje të seancës deputetet thanë se Basha nuk mund t’i sjellë asgjë të mirë opozitës së përçarë.

“Nuk vlen më asnjë koment tashmë, opozita është e përçarë demokratët nuk i sollën në bashkitë që e meritonin çfarë vlere ka më tani asgjë”, ka thënë deputetja Dhurata Çupi.

“Nuk besoj se do e çojë opozita në pushtet”, ka thënë  Duka.

“Politika nuk është lojë playstation-i që luhet nga krevati, kur të do qefi e ndez dhe e luan. Kryetari i opozitës nuk është një pozicion vakant që e krijon dhe e cakton qeveria pasi ke mbaruar një mision ndërkombëtar. Nëse do të bëjmë me gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe tashmë u ndez playstation-i për të luajtur lojën është gabim, nuk është kështu opozita”, ka thënë Ervin Salianji.

Ndërkohë në lidhje me rikthimin e Bashës në krye, drejtuesit e Partisë Demokratike zyrtare  tashmë, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi nuk u shprehen, e lanë përgjigjen në një moment të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat