Posedonte kaste metalike me 540 fishekë luftarakë në të, arrestohet 39-vjeçari

Shqipëria

Posedonte kaste metalike me 540 fishekë luftarakë në të, arrestohet 39-vjeçari

Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjësisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat