Humbën në Pogradec, policia iu vjen në ndihmë turistëve çekë

Shqipëria

Humbën në Pogradec, policia iu vjen në ndihmë turistëve çekë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Pesë turistë çekë kanë humbur rrugën teksa ekplosornin zonën e Jollës, në Pogradec.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni policia e Pogradecit, që ka bërë të mundur dhe lokalizimin e turistëve. Këta të fundit janë shoqëruar nga uniformat blu dhe orientuar, ndërsa kanë nisur sërish eksplorimin e tyre.

“5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat