Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit

Shqipëria

Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:33
Idajet Beqiri

Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri gjatë një bisede në një studio televizive.

Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes. Pra, sipas tij retorika politike nuk ka lënë drejtësinë të veprojë siç duhet.

“Prokuroritë këtu tek ne marrin një pozicion të gabuar, që i bie ndesh ligjit. Prokurori ishte korrekt dhe i ka dhënë këtë masë. Vetëm se ishte ministër u fut në burg, se po të ishte qytetar i thjeshtë do ishte me kusht.

Kjo do të thotë që politika këtu dëmton sistemin e drejtësisë. Me ashpërsi ne kemi rritur kriminalitetin. Duhet të zbusim shpirtin dhe konceptin tonë për ligjin dhe të drejtën etj. Burgu nuk zgjidh çdo gjë.”- tha Beqiri.

Avokati ka patur edhe një koment për deklaratën e Berishës lidhur me lirimin e Tahirit. Beqiri thotë që mos të flasë para kohe, pasi edhe Shkelzen Berisha do të futet në burg dhe drejtësia do duhet të bëjë punën e saj.

“Do qëndrojë në shtëpi në ato kushte që i ka thënë gjykata dhe që ka marrëveshje ai nga shërbimi i provës. Nuk ka detyrim të shkojë. Dëgjova këto deklaratat e Berishës janë çmenduri, që i bëjnë njerëz që na kanë drejtuar.

Mos u fut në këto probleme se nuk janë as të pozitës, as të opozitës. Janë probleme të drejtësisë, lërë të veprojë. Lërë se të bie në kokë, do të futet në burg nesër Shkëlzeni. Do të bjerë vetë ky hall mbi kokë.”-thotë Beqiri.

Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.

Vetë Shkëlzen Berisha është shprehur ‘i habitur’ jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh (Kur babai i tij ishte Kryeministër) mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat