Deputeti i njohur komenton përçarjen e opozitës: PD-ja pa orientim, shumë kryetarë po synojnë të krijojnë parti të reja

Shqipëria

Deputeti i njohur komenton përçarjen e opozitës: PD-ja pa orientim, shumë kryetarë po synojnë të krijojnë parti të reja

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji në një lidhje për “Tirana Live”, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet kampi i djathtë dhe mundësitë që mund të ketë për tu ribashkuar Partia Demokratike.

Salianji në fjalën e tij ka theksuar se tashmë partia e vulës është thjesht një copëz që po mbahet peng për interesa personale.

Ndër të tjera deputeti është shprehur se tashmë ajo parti është fragmentarizuar në atë mënyrë që duket se ka më shumë pretendent për kryetarë.

“Publiku dhe i gjithë opinioni publik e shikojnë se nuk behet më fjalë për parime që kanë si qëllim bashkimin e PD-së duket se ka një luftë personale për pushtet. Partia e vulës e cila ka ngelur pa një orientim të saktë është fragmentizuar më tej dhe ka përplasje për pushtet. Thelbi i diskutimit që është për rikthimin e kryetarit të partisë duket se ka dhe disa të tjerë që duan ta mbajnë peng për procedura. Nuk ka të bëjë më me mbajtjen e parimeve dhe me një parti me drejtim properëndimor, por një luftë personale që ka shpërthyer në proporzion me atë që kanë dhënë si kontribut.

Sa i përket mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme unë nuk kam pasur ndonjë kërkesë për marrje pjesë dhe pse jam anëtar i zgjedhur me votë. Partia është fragmentarizuar në atë mënyrë që të dalin shumë parti të tjera, ku duket se më shumë ka kryetarë ose më mirë të themi pretendentë për të qenë të tillë. Kjo është e qartë për të gjithë demokratët se kjo i shërben interesave personale, pasi nëse do të kishte një interes për demokratët nuk do të ishim në këto kushte. Këto lëvizje i shërbejnë disa palëve politike për të ruajtur statuskonë që nuk kanë interes publik por janë në interes të individëve të caktuar”, ka thënë Salianji.

Ndër të tjera ai është shprehur se gjendja në të cilën ndodhet sot PD është edhe më keq se në kohën kur u dorëzuan mandatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat