Prokurori Olsian Çela publikon bilancin vjetor dhe zbulon qarkun me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend

Shqipëria

Prokurori Olsian Çela publikon bilancin vjetor dhe zbulon qarkun me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:21
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë një komunikate live për mediat prezanton para deputetëve të Komisionit të Ligjeve raportin vjetor "Mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2022"

Përqinjdjen më të ulët të kriminalitetit e ka pasur Berati ndërkohë që përqindjen më të lartë e ka pasur qarku i Gjirokastrës.

“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021," thuhet në raportin e prokurorisë

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat