“Ndante si plaçkë tokat në bregdet e shpërblente me ofiqe grupet kriminale”, Salianji e zbulon: Arrestimi i Dakos u kërkua që të premten!

Shqipëria

“Ndante si plaçkë tokat në bregdet e shpërblente me ofiqe grupet kriminale”, Salianji e zbulon: Arrestimi i Dakos u kërkua që të premten!

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:48
Deputeti Ervin Salianji

Deputeti Ervin Salianji, në një lidhje live në edicionin qendror të lajmeve në Neës24 ka folur në lidhje fletë-arrestin e SPAK për ish- kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Salinaji ka zbuluar se në bazë të informacioneve, ditën e premte ku SPAK është shoqëruar në SPAK është kërkuar arrestimi i tij, por i është vënë në dispozicion një kohë prej disa ditësh, gjë që sipas tij është shqetësuese pasi mund të shfrytëzohet për të fshehur të dhëna e fakte.

Deputeti i PD e konsideroi Dakon si një nga personat më të korruptuar në vend, ndërsa vlerësoi punën e SPAK dhe kërkoi inkurajimin për të vijuar në këtë rrugë.

“E vonuar në kohë se pse kemi bërë dhjetëra denoncime për të, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për vepra shumë më të rënda, për shpërblim të grupeve kriminale për aktivizimin e tyre në zgjedhje, për shkatërrimin e zgjedhjeve, korrupsion masiv etj.

Një lajm i mirë për qytetarët, duhet inkurajuar SPAK të godasë në nivele të tilla dhe në nivele zyrtarësh në detyrë.
Nëse do ishin marrë parasysh denoncimet tona mund të ishin shpëtuar jetë në rastin e pallatit në Durrës. Për shkak të këtij personazhi në Durrës nuk kishte zgjedhja të lira, pasi ndante si plaçkë pasuritë publike e tokat në bregdet, dhe duke shpërblyer me ofiqe grupet kriminale.

Kam publikuar edhe më parë fakte se si qarkullon me pjesëtarë të tillë. Ajo që duhet të bëjë shoqëria dhe që opozita e ka bërë, është që është vendosur në fokus si një nga personat më të korruptuar në vend. Nëse do ishte vepruar më parë, gjithçka në politikën shqiptare do ishte shumë më ndryshe sot.

Pengesa politike e vonesa procedurale, një rast ku e kemi ditur që ka pasur një shoqërim të këtij personazhi në SPAK. Sipas burimeve është kërkuar arrestimi i tij, por që koha që i lihet në dispozicion personave me këtë rrezikshmëri shoqërore i bën ata të fshehin prova të mundshme dhe tregon mbështetjen politike që jep kryeministri Rama”, tha ai.

Salianji ka folur edhe në lidhje me një paralelizëm të mundshëm me rastin e ish-ministrit Tahiri.

“Rasti i parë real i goditjes në nivele të larta, çdo zyrtar do ndjehet i barabartë para ligjit e drejtësia do godasë në nivele të lartë.
Rasti i zotit Tahiri ka nisur nga ish-prokuroria e krimeve të Rënda. Përveç skepticizmit, duhet të vlerësojmë aktin e sotëm nga SPAK. Bërja e një qyteti të pajetueshëm dhe goditjen e kundërshtarëve, varfërimin e qytetarëve, është një prej rasteve tipike që duhet të merret shembull për të pasur goditje të tjera të këtij niveli
”, tha ai.

Salianji kishte reaguar edhe pak më parë mbi rastin me anë të një postimi në Facebook.

Deklarata e plotë:

Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë!

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike!

Dako është një prej zbatuesve në terren të involvimit dhe përfshirjes së krimit në zgjedhje, në shkatërrimin dhe vjedhjen e tyre, pamundësinë për të garuar për shkak të shpërblimit masiv dhe lehtësimit që i bente grupeve të krimit të organizuar!

Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synonte dhe synon të mpijë reagimin e shoqërisë, qeveria ka imponuar pranimin e krimit si standard duke asgjesuar votën dhe praktikisht asgjesuar demokracinë në vend!

Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët më pas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat