“Rama krenar për bandën e hajdutëve”, Vasili për urdhër arrestin e SPAK për Vangjush Dakon

Shqipëria

“Rama krenar për bandën e hajdutëve”, Vasili për urdhër arrestin e SPAK për Vangjush Dakon

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 20:30
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lëshimin e urdhër arrestit për Vangjush Dako.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve të vjedhura të 14 majit’. Sakaq më tej shkruan se ‘Rama është krenar për bandën e hajdutëve’.

Postimi i plotë:

Eshte krenar Rama, qe drejton nje bande te kriminalizuar hajdutesh!

Eshte krenar Rama qe s’kane te mbaruar hajdutet dhe te korruptuarit e tij.

Rama prandaj donte timonin dhe tepsine, qe te grabiste pa pushim dhe pa u ngopur.

Eshte krenar Rama, qe sa del njeri hyjne te tjerë plot.

Eshte krenar Rama qe Drejtësia me regji nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve te dosjes 339 të Dakos, por i ben qokën Rames.

Çdo dite e Rames ne pushtet vetem do te prodhoje batakçinj, grabitqare dhe te korruptuar pa fund per te cilet Rama eshte krenar se te tille i do!‼️

Çdo zhurme me Dako, me sekretare ministrie etj te beje Rama nuk e shuan dot buçitjen e zgjedhjeve te vjedhura te 14 majit, qe i rri si shpata e Demokleut mbi koke dhe ja shkaterron gjumin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat