“Është bërë gati dhoma te sektori shëndetësor. Të kujton Escobarin kur…”, Berisha për Vangjush Dakon: Urdhri i arrestit u firmos para 4 ditësh, por u bllokua nga Rama

Shqipëria

“Është bërë gati dhoma te sektori shëndetësor. Të kujton Escobarin kur…”, Berisha për Vangjush Dakon: Urdhri i arrestit u firmos para 4 ditësh, por u bllokua nga Rama

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë Durrës Vangjush Dako.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh se urdhri për arrestimin e Dakos ishte firmosur katër ditë më parë, por se një urdhër i tillë është bllokuar nga kryeministri Rama.

Berisha ka publikuar një mesazh ku specifikohet se në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma te sektori shëndetësor, ku do të qëndrojë Dako.

Postimi i plotë:

Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.

Rama e bllokoi atë!

Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!

Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ?

Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302.

Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat