Hoxha: Vangjush Dako është personazhi më i rëndësishëm politik!

Shqipëria

Hoxha: Vangjush Dako është personazhi më i rëndësishëm politik!

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:39
Artan Hoxha

Emisioni i kësaj të Marte i “Opinion” në Tv Klan i dedikohet pikërisht ngjarjes më të bujshme të kohëve të fundit, urdhër-arrestit për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Në studio, gazetari Artan Hoxha deklaroi se Dako është personazhi më i rëndësishëm politik nga të ndaluarit. Ai theksoi se ish-kryebashkiaku ka lidhje direkte me Kryeministrin dhe influenca e tij nuk është vetëm politike.

Artan Hoxha: Të Premten në mbrëmje më kanë thënë që është firmosur nga SPAK urdhër-arresti për Vangjush Dakon. Sigurisht është një ngjarje vërtet e madhe, për mua është personazhi më i rëndësishëm deri tani.

Blendi Fevziu: Më i rëndësishëm, i ndaluar deri tani?

Artan Hoxha: Personazhi me ndikim politik, ekonomik, ku të duash…Unë ka qëlluar rasti që kam qenë në disa ambiente që…

Klodiana Lala: Pas ish-ministrit të Brendshëm ë?

Artan Hoxha: Më i rëndësishëm! Unë po të them, Vangjush Dako mund të ulte në tavolinë nja 7 ministra aty. Vangjush Dako është njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë ata. Dhe kur është dhënë në Korrik të 2019-ës vendimi nga DASH, që atë ditë kam thënë që ky mesazh nuk është për Vangjush Dakon, por për dikë më lart. Për atë që nxorre ti dhe që tha “nuk vendosin ata se kë kam mik unë.” Vangjush Dako është lidhje direkte e Edi Ramës. Hapni arkivat, shihni kur u arrestua Saimir Tahiri, kush është personi që e pret te porta dhe e përcjell? Vangjush Dako!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat