Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Shqipëria

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:47
Muhamet Rrumbullaku

Tendenca për kultivimin e kanabisit në disa zona të vendit, ka bërë që kryepolici Muhamet Rrumbullaku të alarmohet nga situata.

Kanë qenë fluturimet e para të avionit të Guarda di Finanzas italiane ato që kanë konstatuar prezencë bimësh narkotike dhe tendecë për kultivim.

Euronews Albania mëson se qarku më problematik ka rezultuar Lezha, e cila aktualisht është me drejtor të komanduar Alfred Elezin.

Koordinata edhe për zona të tjera janë dhënë nga specialistët e Guarda di Finanzas të cilët prej më shumë se një muaji kanë nisur kontrollin e territorit.

Në takimin ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariateve nga e gjithë Shqiperia, Rrumbullaku ka lënë edhe porosi të tjera për rendin dhe sigurinë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat