Politikani i njohur sulmon ashpër deputetët e opozitës: Në PD nuk ka asnjë reflektim, duan vetëm poste kryetari

Shqipëria

Politikani i njohur sulmon ashpër deputetët e opozitës: Në PD nuk ka asnjë reflektim, duan vetëm poste kryetari

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Ish Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në një intervistë televizive ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në këtë parti.

Sipas Kadillit asnjë nga ato që ishin në PD gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asgjë dhe ky është një vetë denoncim i vetë atyre që më shumë prefereohen burokratët politike që interesohen për karrierën e tyre.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në asnjë grupim politik tashmë nuk po e dëgjon në artikulimin e tyre qytetarët që duhet të jenë dhe në fokus. Sipas Kadillit është për të ardhur keq që PD nuk po reflekton mbi realitetin e vet.

“Kemi një vit e gjysmë që po analizojmë se çfarë ndodh me PD ajo që po ndodh është se kanë hequr dorë me vullnet nga reflektimi dhe janë shkëputur nga qytetarët por vetem xhirojnë mbi dy rrota janë parti që me 8 janar u përplasën por për çfarë, se për interes publik nuk po artikulojnë asgjë. Kjo forcë ka refuzuar që të reflektojë realitetin e vet që më 2013, një parti që refuzon të lexojnë mesazhin e popullit mbetet i refuzuar, pasi nuk e kuptojnë se kanë humbur kontaktin me qytetarët me ndërkombëtarët. Kjo parti ka nevojë për një projekt politik, dhe që e lidh më shumë me qytetarët. Dëgjoj artikulime nga kolegët se vota e lirë e nxjerr PD nga gjendja nuk ka një gjë të tillë”, ka thënë Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat