Prishën qetësinë publike, procedohen pronari i hotelit dhe muzikanti në Durrës

Shqipëria

Prishën qetësinë publike, procedohen pronari i hotelit dhe muzikanti në Durrës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Pronari i një hoteli në Durrës dhe një muzikant u proceduan në gjendje të lirë për prishje të qetësisë publike.

Policia tha se gjatë kontrolleve me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.

Lidhur me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”,  shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat