Vijon skandali mjedisor në Qerret, plehrat digjen nëpër rrugë! Banorët: Po ikin turistët

Shqipëria

Vijon skandali mjedisor në Qerret, plehrat digjen nëpër rrugë! Banorët: Po ikin turistët

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Plehrat në zonën e Qerretit në Kavajë, vijojnë të mbeten problematike për banorët e zonës.

Me anë të një videoje, një qytetar ka treguar për Top Channel, se plehrat në këtë zonë nuk merren nga autoritetet përkatëse, por digjen në rrugë.

Ai shprehet se edhe pas djegies së tyre, mbetjet nuk janë larguar dhe rrugët janë të mbushura me to.

Një gjë e tillë ndikon negativisht në zonë pasi tashmë popullohet nga turistë dhe kjo mund të jetë një arsye për t’i larguar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat