“Plotësojeni, ose ikni nga puna”/ Noka për aplikacionin “Aktivisti”: ‘Rilindja’ i ktheu punonjësit e shtetit në militant partie

Shqipëria

“Plotësojeni, ose ikni nga puna”/ Noka për aplikacionin “Aktivisti”: ‘Rilindja’ i ktheu punonjësit e shtetit në militant partie

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:08
Flamur Noka

Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputeti Flamur Noka, ka reaguar me kritika për aplikacionin ‘Aktivisti’.

Noka theksoi se kay është një aplikacion kriminal dhe se janë detyruar punonjësit e administratës që ta shkarkojnë këtë aplikacion ose ndryshe do të largohen nga vendi i punës.

“750 mijë punonjës të administratës së shtetit shqiptar e kanë shkarkuar këtë aplikacion. Këta punonjës çfarë janë? Meqë qenkan të ndarë aplikacionet e shtetit me aplikacionet e partisë. A ka dijeni zonja që këta ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe të largohen nga vendi i punës. Nuk i kërkova të më sqarojë për kurse e trajnime. Koncepti i Aktivistit është koncept kriminal, sepse involvon dhe bën që një punonjës i shtetit me militantin e partisë. A është ky standard i DAP dhe i administratës? Nëpunësi civil i shtetit shqiptar me ‘Rilindjen’ është shndërruar në një militant”, tha ndër të tjera Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat