“Flet dokrra këtu”/ Debate në Kuvend për aplikacionin “Aktivisti” mes Nokës dhe Ekonomit

Shqipëria

“Flet dokrra këtu”/ Debate në Kuvend për aplikacionin “Aktivisti” mes Nokës dhe Ekonomit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:15
Flamur Noka

Ka nisur me debat edhe këtë herë seanca plenare në Kuvend, ku pas prezantimit të raportit vjetor të departamentit të Administratës Publike nga Milva Ekonomi, Flamur Noka ka komentuar rreth aplikacionit “Aktivisti”, për të cilin ngre akuza se presionon punonjësit e administratës civile. 

Noka u shpreh se çdo nënpunës civil është i detyruar të jenë të përfshirë në këtë aplikacion ose në të undërt duhet të largohet nga vendi i punës.

Nga ana tjetër Ekonomi është shprehur se ku palikacion nuk ka lidhje me DAP-in dhe se janë dy sisteme plotësisht të pavarura.

Milva Ekonomi: Rekrutimet në DAP janë ndërprerë që nga 1 marsi dhe nuk është punësuar asnjë person sipas rezolutës para zgjedhjeve. Aplikacioni aktivisti është një aplikacion partie që e ngrenë edhe vëndet simotra për të ftuar aty të gjithë ndjekësit në fushatë. Aplikacioni i DAP-it dhe Aktivistit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrit janë dy sisteme të pavaruara.

Flamur Noka: 75 mijë punonjës të administratës së shtetit e kanë shkarkuar dhe plotësuar e janë të përfshirë. A ka dijeni zonja që drejtorët e ministrat  i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose përndryshe për t’u larguar nga vendi i punës në administratën shtetërore. Koncepti i aktivistit është kriminal se e bën një shtetin dhe partinë. Në rast se në vendet e tjera aplikohet ky aplikacion unë po flas për shtetin shqiptar ku nënpunësi civil i shtetit me rilindjen ën pushtet është shndërruar në militant. Është gjë e thjeshte të vish e të flasësh dokrra këtu.

Milva Ekonomi: Siç e theksova aktivisti nuk ka lidhje absolutisht me sistemet shtetërore që ka DAP-i. Aktivisti nuk të kërkon pozicionin e punës e meqë paska 70 mijë përdorues është i suksesshëm. Po të hysh në atë aplikacion e shikon shumë mirë se nuk ka asnjë lidhje me administratën publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat