Vendimi i fundit i qeverisë: Ja kur administrata do të marrë rritjen e pagave

Shqipëria

Vendimi i fundit i qeverisë: Ja kur administrata do të marrë rritjen e pagave

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Javën tjetër administrata do të nisë që të kalojë në llogaritë bankare të punonjësve shtesën e pagës për muajt maj dhe prill.

Njoftimin e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Zbatimi i vendimit për pagat është gati, nga java e ardhshme të gjitha institucionet do të paguajë shtesat për pagat për muajt maj dhe prill” tha ajo.

Pak javë më parë qeveria kaloi projektligjin për rritjen e pagave në parlament, ku përfitojnë më shumë se kushdo tjetër deputetët, pagat e të cilëve rriten dyfish, më pas Presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri dhe pjesa tjetër e administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat