Identifikohet vajza e videos seksuale me kryetarin e Kukësit

Shqipëria

Identifikohet vajza e videos seksuale me kryetarin e Kukësit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 17:54
Kryetari i Kukësit dhe Alma.K,

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar vazjën e cila shfaqet në videon seksuale të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Ky i fundit është filmuar në skena intime në zyrë dhe sipas të dhënave që ka siguruar prokuroria, vajza në fjalë është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll.

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Ndërkohë pritet që në ambientet e SPAK të shoqërohet edhe Safet Gjici. Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale tha se e kishin futur në kurth, por pa dhënë më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat