Tentuan të vidhnin pajisjet elektronike të shkollës 9-vjeçare në Kukës, në pranga tre persona

Shqipëria

Tentuan të vidhnin pajisjet elektronike të shkollës 9-vjeçare në Kukës, në pranga tre persona

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 18:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë rënë në pranga pasi thyen derën e një shkolle 9 vjeçare në Kukës. dhe tentuan të vidhnin pajisjet elektronike.

Gjatë operacionit policor të koduar “Door” u arrestuan  A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë në vendngjarje, ata nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Door”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve.

Tentuan të vidhnin pajisje elektronike, gjatë natës, pasi thyen derën e një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Kukësit, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tentativë vjedhjeje në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Kukësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Door”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës. Këta shtetas u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës, derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat