Iu shkatërrua karriera, kush e filmoi Gjicin?

Shqipëria

Iu shkatërrua karriera, kush e filmoi Gjicin?

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 22:58
Safet Gjici

Video që çoi në dorëheqjen e Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit është filmuar në datën 6 qershor, siç tregon data në këndin e poshtëm të videos.

Pamjet mund të jenë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut, dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentat e tij.

Nga video duket se pamjet lëvizin në momentin kur vajza afrohet në tryezën ku është vendosur kamera e fshehtë, ndërsa ajo pasi ka kryer seks oral i hedh sytë nga objektivi i kamerës, ç’ka ngre dyshime se është pikërisht ajo që e ka kryer filmimin.

Gjici tha se ka rënë “pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” por në të njëjtën kohë ai thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat