Ekzekutoi babë e bir në Elbasan/ Pjesë e grupit të Çapjave, gjykata i komunikon masën arrest me burg Jorgo Lekut

Shqipëria

Ekzekutoi babë e bir në Elbasan/ Pjesë e grupit të Çapjave, gjykata i komunikon masën arrest me burg Jorgo Lekut

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:03
Jorgo Leku, Nezir e Gentjan Beqiri

Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë arrest në burg 44 vjeçarit Jorgo Leku, i dënuar përjetësisht në mungesë nga po e njëjta gjykatë për vrasjen e babë e bir në Elbasan në 2012-ën, Nezir e Gentjan Beqirit.

Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia. 44 vjeçari i njohur edhe me emrin Olsi Leka dhe me një tjetër identitet grek, u dënua në mungesë në prill të këtij viti, bashkë me Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan.

Fillimisht, dosja e vrasjes së babë e bir po hetohej nga Prokuroria e Elbasanit, por më pas kaloi në SPAK, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Pasi Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin, çështja është ankimuar në Apel.

Po për këtë dosje, Gjykata e Posacme dënoi me 15 vite heqje lirie bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin që mori edhe pjesë në krimin e ndodhur 11 vite më parë. Nga 25 vite burgim u dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat