Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ministrja Kushi: Kalueshmëria është 98.38%!

Shqipëria

Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ministrja Kushi: Kalueshmëria është 98.38%!

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Publikohen rezultatet e notave të maturantëve për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ministrja e Arsimit Evis Kushi bën me dije se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Bëhet me dije se provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë e kanë kryer në total 27180 maturantë. 444 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur.

STATUSI:

Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat