200 hektarë tokë për kanabis, licenca për kultivuesit për një periudhë 15-vjeçare

Shqipëria

200 hektarë tokë për kanabis, licenca për kultivuesit për një periudhë 15-vjeçare

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Pas shumë pikëpyetjesh dhe kundërshtimesh nga Bashkimi Europian, lidhur me monitorimin e procesit, qeveria i hapi rrugë importit, prodhimit dhe eksportit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon që në total do të jenë 200 ha tokë në rang kombëtar, që mund të kultivohet me bimë narkotike, ndërsa i gjithë procesi do të mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit.

Por kush do të ketë të drejtën e ushtrimit të këtij aktiviteti?

Licenca do të jepet për një periudhë 15-vjeçare. Kriteri për ta përfituar është që, një nga aksionerët duhet të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në këtë veprimtari, në një nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD.

Nisma e qeverisë parashikon dhe penalitetet që nisin nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, nëse nuk zbatohen rregullat e sigurisë.

Pika më e dobët mbetet mbikëqyrja e territorit, por rregullat për këtë proces do të miratohen pasi ligji të marrë vulën e parlamentit.

Nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore është kundërshtuar nga Bashkimi Europian, së bashku edhe më amnistinë si dhe me nismën e pasaportave të arta. Janë nisma që kanë përfshirë në debat ekspertë lidhur me përfitimet apo dëmet që mund të jetë ekonomia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat