Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë në Kavajë

Shqipëria

Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë në Kavajë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një i moshuar që lëvizte me biçikletë këtë pasdite në aksin rrugor “Kavajë-Mali i Robit” është përplasur për vdekje nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10. Shtetasi me iniciale Y.L. nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, 29-vjeçarin Sebjan Kazazi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat