Ambasada Amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim: Vlerësime për përpjekjet për të çuar përpara marrëdhëniet me SHBA

Shqipëria

Ambasada Amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim: Vlerësime për përpjekjet për të çuar përpara marrëdhëniet me SHBA

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 10:41
Yuri Kim

drejt Uashington DC, pas përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri.

Në një postim në Faceebok Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohjet dhe vlerësimet ndaj saj dhe përpjekjeve për të çuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat