E rëndë në Sarandë, makina përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

Shqipëria

E rëndë në Sarandë, makina përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Kjo pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat